“Ciao” Benevento, Gjimshiti kthehet te ekipi nga Serie A

Berat Gjimshiti do të vijojë të mbetet në Serie A te ekipi i Atalantas.

Sport

06/06/2018 11:59

Berat Gjimshiti përshëndetet me Beneventon, skuadër me të cilën dështoi të siguronte mbijetesën në Serinë A.

Gjithsesi, mbrojtësi i Kombëtares do të vijojë të mbetet në Serinë A, sepse Atalanta, që zotëron kartonin e shqiptarit, dëshiron të mbajë.

25-vjeçari ka qenë titullar fiks në këtë sezon te Benevento, çka do të thotë se ka fituar eksperiencën e nevojshme në elitën e futbollit italian.

Stafi teknik i bergamaskëve mendon për ta patur qendërmbrojtësin shtatlartë një alternativë të besueshme për sezonin e ardhshëm, por nuk përjashtohet mundësia e një lëvizjeje të papritur, në varësi të zhvillimeve në merkato, transmeton “SS”.

Gjimshiti është prej dy vitesh e gjysmë pjesë e Atalantës, por në dy sezonet e fundit është dhënë gjithmonë në huazim, fillimisht te Avellino e më pas te Benevento.