“Ciao” Adidas, Milan zgjedh sponsorin e ri

Milan do të bashkëpunojë me Puman pas shkëputjes së kontratës me Adidasin.

Sport

24/10/2017 11:23

Milan ka gjetur sponsorin e ri pas shkëputjes së kontratës me Adidasin.

“Gazzetta dello Sport” raporton se në orët e ardhshme, klubi nga San Siro do ta zyrtarizojë marrëveshjen me Puman.

Me kontratën me Puman, Milan do të përfitojë 10-15 milionë euro në sezon, shumë më pak se sa përfitonte nga Adidas, përcjell “lajmi.net”.

Adidas dhe Milan e ndërprenë bashkëpunimin e filluar më 1 korrik të vitit 1998. /Lajmi.net/