CIA mohon të ketë paguar një rus 100 mijë dollarë për sekrete të Trumpit – Lajmi.net
CIA mohon të ketë paguar një rus 100 mijë dollarë për sekrete të Trumpit
Autori: Lajmi.net BotaLajme 18:47, 11 February 2018
CIA përgënjestroi informacionet e publikuara nga New York Times sipas kësaj së fundit një shtetas rus, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur i ka zhvatur 100 000 dollarë agjencisë së shërbimeve sekrete amerikane pas shantazhit se zotëronte informacione kompromentuese për Donald Trump.

Presidenti amerikan është vënë në dijeni disa orë pas përgënjeshtrimit të lajmit.

“Historia e trilluar sipas së cilës CIA-s i është zhvatur 100 000 dollarë është absolutisht e rreme”, konfirmoi ‘Central Intelligence Agency’ në një email dërguar medias. Ky lloj komenti është mjaft i pazakontë për një agjenci që ruan hermetikisht informacionet sekrete.

Ky artikull sjell në vëmendje disa agjentë të CIA-s në përpjekje të vazhdueshme thuajse gjatë gjithë vitit të kaluar për të përfituar nga pala ruse programe të ndërhyrjes kompjuterike të vjedhura nga NSA-ja, agjencia e sigurisë kombëtare amerikane, përcjell Atsh.

Shtetasi rus, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur por që kishte lidhje me botën kriminale kibernetike dhe shërbimet sekrete ruse, sipas gazetës kishte joshur agjentët amerikanë duke i ofruar akses në internet të ‘’këtyre mjeteve” nëpërmjet një rrjeti të errët të quajtur “Shadow Brokers”.

 

Fjalët kyçe: CIA, Rusi, sekretet e Trump

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play World Soccer Champion
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Berry Rush