Chrysler ndalon prodhimin e Dodge Avenger 200 Convertible

Kur Chrysler vendosi ta zëvendësojë automjetin ‘Sebring’ në vitin 2010, ajo si zëvendësim paraqiti dy modele të reja. Tash, kur gjenerata e re e automjeteve po vjen, ‘Chrysler 200’ si duket do ta ketë fatin e njëjtë sikur ‘Sebring’. Ky vendim i tyre nuk është pritur mirë nga adhuruesit e veturave, ngase ky model është…

Auto & Tek

25/02/2014 08:49

Kur Chrysler vendosi ta zëvendësojë automjetin ‘Sebring’ në vitin 2010, ajo si zëvendësim paraqiti dy modele të reja.

Tash, kur gjenerata e re e automjeteve po vjen, ‘Chrysler 200’ si duket do ta ketë fatin e njëjtë sikur ‘Sebring’.

Ky vendim i tyre nuk është pritur mirë nga adhuruesit e veturave, ngase ky model është pëlqyer në masë të madhe për dizajnin e jashtëm.

Është llogaritur se ky model është shitur shumë pak, dhe me këto shifra, kostoja e prodhimit do ta lehtësonte shumë kompaninë.

Pasi që edhe ‘Toyota Camry Solara’ dhe ‘Volkswagen Eos’ janë tërhequr nga tregu, ndërprerja e ‘Chrysler 200’, lëshon rrugë që ‘Ford Mustang’ dhe ‘Chevy Camaro’ të hyjnë në treg.