Chromebook 1 milion shitje për 3 muaj

Pajisjet iPad janë ende më të mirët në sytë e profesorëve, por modeli Chromebook nga Google është duke u bërë pajisja më e popullarizuar nëpër shkolla të botës.

Auto & Tek

23/07/2014 22:39

Shkollat nga e gjithë bota blenë më shumë se 1 milion Chromebook – laptopë të cilët veprojnë përmes Chrome OS – në gjysmën e dytë të vitit 2014, njoftoi Google të hënën.

Kjo rritje e shitjeve të Chromebook nëpër shkolla nuk është edhe aq befasuese. Shkollat janë duke shikuar që të blejnë pajisje që kushtojnë më lirë, dhe shërbimet e Google si Google Docs dhe Drive janë pa pagesë dhe i reduktojnë shpenzimet e shkollave.

Pajisjet iPad vazhdojnë të mbizotrojnë nëpër shkolla, me programet e tyre të shumta për edukim, por kështu siq ka filluar të kenë sukses pajisjet Chromebook duket se do ta mundin Apple në këtë aspekt.