Chrome për Windows merr një përditësim të ri, ndryshon shkrimin

Google Chrome i cili aktualisht është në versionin e 36 të përditësimit, ka marrur një përditësim të ri për Windows ku ka përmirësuar shkrimin dhe është i gatshëm për shkarkim.

Auto & Tek

20/07/2014 20:55

Përditësimi i ri do të thotë se Chrome tani mund të mbështetë sistemet tekst-shkruese API të Windows dhe DirectWrite. API zëvendëson Ndërlidhjet Grafike të Pajisjeve (GDI), që ishte ndërtuar për herë të parë në vitin 1980.

Ky përditësim do të thotë se përdoruesit e Chrome në Windows tani do të kenë një pamje më të pastër të shkrimit dhe shkrime më të qarta.

Përdoruesit e Chrome mund ta shkarkojnë përditësimin beta këtu.