Christian Bale konfirmohet në rolin e Steve Jobs

Aktori Christian Bale është zgjedhur të luajë Steve Jobs në filmin biografik për të.

ShowBiz

23/10/2014 23:22

Aaron Sorkins, skenaristi i filmit më të ri që do të realizohet për themeluesin e Apple, Steve Jobs, ka konfirmuar në një intervistë se aktori Christian Bale është përzgjedhur për të luajtur rolin e Jobs.

Sorkins ka thënë se ai është një aktor i madh dhe nuk ka pasur nevojë për audicion, por sigurisht, kanë pasur një takim.

Leonardo DiCaprio është planifikuar ta luajë rolin qysh në kohën kur David Fincher ishte në bisedime për të bërë regjinë e filmit, por të dytë janë tërhequr nga projekti dhe roli ka rënë menjëherë në duart e Bale.

Filmi do të jetë adaptim i librit biografik ‘Steve Jobs’ nga Walter Isaacson dhe do të fillojë xhirimet  brenda disa muajve, nën regji të Danny Boyle nga kompania Sony.

Aaron Sorkins, që ka bërë edhe skenarin e filmit ‘Social Network’, ka treguar se Bale do të ketë një rol të vështirë, pasi ka për të folur shumë dhe në secilën skenë do jetë prezent, por është shumë i bindur që ai ka për t’ia dalur.’