Chrissy Teigen ndan me ndjekësit momente argëtimi me John Legend dhe fëmijët

Chrissy Teigen dhe familja e saj filluan verën këtë të shtunë.

ShowBiz

10/06/2018 08:41

Edhe pse sezoni nuk fillon deri më 21 qershor, modelja 32 vjeçare dhe bashkëshorti i saj John Legend me fëmijët e tyre kanë gëzuar shumë argëtim në natyr dhe ushqim të shëndetshëm sezonal pasi morën një ditë pushimi nga angazhimet e shumta në profesionet e tyre, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Një seri imazhesh ka postuar ajo në rrjete sociale, në disa prej tyre kishte në fokus vajzën e saj, Luna, e cila po argëtohej.

Më pas, ajo publikoi fotografi të John Legend i cili me kujdes po aplikonte erëza në peshqit që po përgatiste.

Teigen muajin e kaluar ka lindur djalin që e pagëzuan me emrin Miles, ndërsa dje janë argëtuar e gjithë familja në shtëpi. /Lajmi.net/