Chris Brown pendohet se e rrahu Rihannën: E urrej atë ditë… (Foto)

Më në fund reperi Chris Brown zbulon të vërtetën për natën që ai sulmoi Rihannën dhe e pranon se ajo ‘pështyu gjak’.

ShowBiz

16/08/2017 15:24

Chris tregon se ajo e goditi atë derisa, teksa fliste për dokumentarin e tij të ri, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këngëtari u arrestua në vitin 2009 dhe në dokumentarin në lidhje me jetën e tij, 28 vjeçari zbuloi detaje të asaj që ndodhi atë natë.

Imazhi i Rihannës së rrahur kishte tronditur botën, ndërsa Chirs flet për atë ngjarje dhe tha se atë kohë kishte një marrëdhënie të paqëndrueshme dhe Rihanna nuk i besonte.

Ai pranoi se kishte një romancë me një grua, e cila ishte shfaqur në ndejën e Grammy, Rihanna ishte shumë e zemëruar dhe kishte tentuar t’i gjente ndonjë mesazh në telefon.

“Ashtu si më kujtohet se ajo u përpoq të më godiste…por pastaj e godita me të vërtetë.” shton reperi.

Gjithashtu, ai rrëfeu se si ishin përlarë në veturë gjatë gjithë rrugës dhe si e kishte bërë këngëtaren të pështynte gjak, për të cilën gjë është penduar shumë.

Duke rrëfyer gjithë ngjarjen, deri në momentin kur Rihanna kishte bërtitur se ai po tenton ta vras, Chris deklaron :”Unë e urrej atë ditë, do të më ndjekë përgjithmonë.” /Lajmi.net/