Chris Brown fejohet së shpejti?

Nga viti 2011, Chris Brown e frekuenton modelen Karrueche Tran dhe duket se me kalimin e kohës, historia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze. Dëshirë e çiftit për vitin në të cilin kemi hyrë është që t’i heqin paqartësitë sa i përket jetës së tyre sentimentale. “Ajo dëshiron t’i tregojë se nuk mund…

ShowBiz

03/01/2014 18:00

Nga viti 2011, Chris Brown e frekuenton modelen Karrueche Tran dhe duket se me kalimin e kohës, historia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze. Dëshirë e çiftit për vitin në të cilin kemi hyrë është që t’i heqin paqartësitë sa i përket jetës së tyre sentimentale.

“Ajo dëshiron t’i tregojë se nuk mund të jetojë pa të. Dëshiron t’i thotë se ai është mashkulli që bën për të, i vetmi për të cilin ka nevojë, dhe mund të bëjë gjithçka vetëm që të funksionojë lidhja e tyre”, ka thënë një burim brenda Hollywoodlife.com.

Këngëtari amerikan ka qenë në qendër të mediave gjatë lidhjes që e pati me bukuroshen Rihanna, me të cilën ishte fejuar në vitin 2009. Por, pasi ai e kishte sulmuar fizikisht, diva e ‘Stay’ ishte ndarë përfundimisht nga Brown.

“Tran e di shumë mirë se ai ka pasur probleme në të kaluarën dhe se ndoshta ka frikë se mund t’i bëjë keq në të ardhmen, por dëshiron që ai ta dijë se ajo e do pafundësisht dhe se nuk i intereson nëse në të kaluarën ka bërë gabime”, përfundoi burimi.

Ndërkohë, personaliteti i dhunshëm i Brown ka vazhduar të jetë evident: fillimisht ishte përlarë me kolegun muzikant Drake, ndërsa së fundmi ka shkëmbyer grushte edhe me Frank Ocean, në studion e regjistrimeve.