Chris Brown ‘e do Rihannan deri në vdekje’

Chris Brown dhe Rihanna së fundmi kanë filluar përsëri kontaktet si miq, ndërsa Brown thoë se ajo është një engjëll.

ShowBiz

19/08/2015 18:48

Historia ende nuk ka marrë fund për Chris Brown dhe Rihanna. Ata thuhet se së fundmi kanë filluar përsëri kontaktet, por vetëm si miq, ndërsa Brown shpreson që në të ardhmen të jetë përsëri me bukuroshen nga Barbados.

Ai para pak kohësh ka thënë se e do shumë Rihannan e mu për këtë arsye nuk do që të lidhen dhe ta bëjë atë përsëri të vuajë, por tani ai ka ndryshuar, transmeton Lajmi.net.

“Atij i mungon ajo. Gjithmonë i ka munguar. Ajo është një femër e mirë dhe ai do ta dojë deri në vdekje. Ai mendon se ajo është tepër e bukur dhe ka një shpirt që vetëm një engjëll mund ta ketë dhe do të jepte gjitçka që ata të darkojnë bashkë. Vetëm të darkojnë dhe të flasin, jo të bëjnë dashuri. Vetëm ta shikojë dhe ta admirojë bukurinë e saj edhe një herë”, ka trguar një burim për fjalët e Brown.

Këngëtari gjithashtu po shpreson që Rihanna ta shoqërojë atë në turneun e tij, si artsitja surprizë./Lajmi.net