Chievo – Juventus, rekord për Ronaldon
Serie A bëhet gati për debutimin e Cristiano Ronaldos me fanellën e Juventusit.
Sport
Cristiano Ronaldo bëhet gati për debutimin e tij me Juventusin në Serie A.
Sulmuesi portugez do të bëjë paraqitjen e tij të parë zyrtare me “Bianconerët” në duelin ndaj Chievos me fillim nga ora 18:00.
Kurse, takimi sot ka vendosur rekord të interesimit të gazetarëve.
Mbi 150 gazetarë janë akredituar për ta ndjekur takimin, raportojnë mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.
Ata vijnë nga shtete të ndryshme: Gjermania, Spanja, Franca, Portugalia, Holanda, Anglia, Kina, Japonia, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu, për ndeshjen e parë të Ronaldos me Juventusin në Serie A janë akredituar plot 70 fotoreporterë. /Lajmi.net/