Chiellini zbulon objektivin kryesor të Juventusit

Giorgio Chiellini ka thënë se Liga e Kampionëve është objektivi kryesor i Juventusit.

Sport

19/02/2019 14:37

Giorgio Chiellini ka zbuluar se ata janë një tjetër skuadër me arritjen e Cristiano Ronaldos.

Mbrojtësi italian ka deklaruar se ata janë të fokusuar në Ligën e Kampionëve, pasi tashmë e kanë dominuar për disa vite Serie A-në.

“Ne jemi të fokusuar vetëm në Ligën e Kampionëve, pasi është objektivi ynë kryesor”, ka thënë fillimisht Chiellini, përcjell lajmi.net.

“Arritja e Ronaldos na ka zhvilluar shumë si skuadër. Vetëm një budalla nuk do ta pranonte këtë fakt.

“Pas disa viteve dominimi në Serie A, ne jemi zhvilluar edhe më shumë në Evropë, andaj mendoj se mund t’ia dalim mbanë me ndihmën e Ronaldos.”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/