Chiellini zbulon kujt ia dedikon fitoren ndaj Tottenhamit

Giorgio Chiellini me mesazh të fuqishëm pas fitores ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.

Sport

08/03/2018 07:13

Giorgio Chiellini e ka dedikuar fitoren e Juventusit ndaj Tottenhamit për futbollistin e ndjerë Italian, Davide Astori.

“Bianconerët” shënuan fitore në udhëtim ndaj “Spurs” me rezultat 2:1 duke u kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Fitoren ia dedikojmë Astorit”, deklaroi Chiellini pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Nesër do t’i themi ciao për herë të fundit së bashku me ekipin”, u shpreh ai. /Lajmi.net/