Chiellini tregon nëse është pensionuar nga Kombëtarja e Italisë

Giorgio Chiellini ka folur në lidhje me pensionimin tij nga Kombëtarja e Italisë.

Sport

16/11/2017 13:02

Giorgio Chiellini ka refuzuar të konfirmojë raportimet rreth pensionimit nga Kombëtarja e Italisë.

“Ende nuk po e kuptojmë atë çfarë ndodhi, ndoshta do ta kuptojmë në qershor”, tha Chiellini për mediat italiane.

“Duhet që kjo situatë të kthehet në një pikënisje të rilindjes. Duhen reforma e sidomos unitet. Mendova të largohesha nga Kombëtarja pas Botërorit të Rusisë, përshëndeta të gjithë shokët e mi të skuadrës në “San Siro”, por për të ardhmen time duhet të bëj vlerësimet me më pak emocione e me gjakftohtësi”, tha Chiellini. /Lajmi.net/