Chiellini tradhton tifozët e Juventusit, kjo deklaratë do të shkaktojë shumë polemika

Dëmtimi në kofshën e majtë do ta lërë jashtë fushës për ndeshjen ndaj Milanit, Georgio Chiellinin.

Sport

08/03/2017 18:38

Mbrojtësi italian ishte protagonist i edicionit të lajmeve të “Sky Italia”, ku, përveç se tregoi se ndeshjet mes Juves dhe Milanit nuk janë më si dikur, pranoi se në të kaluarën ka bërë tifo për kuqezinjtë.

“Është një klasike për kampionatin tonë, pasi vitet e kaluara vlente shumë. Tani Milani është në një moment, pasi është në fazë rikonstruksioni, edhe pse po zhvillojnë ndeshje shumë të bukura. I vogël bëja tifo për ata.

Kjo ndeshje ka shumë rëndësi për ne, pasi jemi në garë për titullin kampion. Sa u përket kualiteteve të Milanit, them se janë të rrezikshëm në kundërsulme”, ytha mbrojtësi i “Zonjës”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6