Chiellini ‘shokon’ Italinë pas humbjes nga Suedia

Giorgio Chiellini po ashtu mund të pensionohet nga Kombëtarja italiane.

Sport

14/11/2017 07:18

Giorgio Chiellini ka pranuar se mund të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar.

Kapiteni Gianluigi Buffon, mesfushori Daniele De Rossi dhe mbrojtësi Andrea Barzagli kanë konfirmuar tërheqjen nga Kombëtarja.

Por, atyre mund t’ju bashkoet edhe Chiellini, përcjell “lajmi.net”.

“A do të fillojë një kapitull i ri? Po, por nuk e di nëse nga Chiellini. Sigurt nga Verratti dhe të tjerët nga gjenerata e vitit 1990”, deklaroi Chiellini për “Sky Sport”.

“Jam i bindur se mund të fillojë një kapitull dhe kjo mund të jetë vetëm një pikënisje”, u shpreh ai. /Lajmi.net/