Chiellini, përgjithmonë në Juventus

Giorgio Chiellini do të nënshkruajë kontratë të re në Juventus.

Sport

18/11/2017 13:28

Giorgio Chiellini do të mbetet në Juventus.

Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi italian së shpejti do të nënshkruajë kontratë të re me gjigantin torinez, deri më 30 qershor të vitit 2020.

Po ashtu, në marrëveshje parashihet angazhimi i tij në një rol zyrtar pas përfundimit të karrierës si futbollist, përcjell “lajmi.net”.

Chiellini ka thënë se është i gatshëm ta vazhdojë kontratën në Juventus.

Andaj, edhe klubi torinez dëshiron ta mbajë pjesë të tij përtej karrierës si futbollist. /Lajmi.net/