Chiellini, para Alonsos, Fabregasit e Kroosit (Foto)

E befasishme por e vërtetë. Qendërmbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, është futbollisti me më së tepërmi pasime gjatë fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sport

11/12/2014 14:09

Tingëllon e pabesueshme por numrat nuk gënjejnë. Nuk shquhet për aftësi teknike në lojë me topin, mirëpo qendërmbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, është futbollisti me më së tepërmi pasime gjatë fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi italian ka më shumë pasime te realizuara se mesfushorët që shquhen për një gjë të tillë si Xabi Alonso, Cesc Fabregas e Toni Kroos, por edhe mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng.

Në gjashtë ndeshjet e fazës së grupeve, Chiellini ka realizuar 517 pasime.