Chiellini: Kjo skuadër ka sulmin më të mirë në botë

.

Sport

07/08/2017 14:57

Giorgio Chiellini ka thënë se Juventusi e ka sulmin më të mirë në botë.

‘Zonja e Vjetër’ këtë verë mbeti pa mbrojtësin Leonardo Bonucci, që kaloi te Milani për 42 milionë euro.

Chiellini duke folur për këtë largim, ka thënës se ndoshta Juventusi ka humbur diçka në mbrojtje, por në sulm mbeten më të mirët.

“Bonucci? Pirlo dhe Vidal po ashtu u larguan, siç bëri edhe Pogba”, deklaroi Chiellini për La Stampa, përcjell lajmi.net.

“Ndoshta ne kemi humbur diçka nga loja e jonë, por kemi sulmin më të mirë”./Lajmi.net/