Chiellini: Kemi respekt për Realin, por duam ta mposhtim

Giorgio Chiellini ka thënë se ndeshja kundër Real Madridit, nuk do të jetë një hakmarrje për Juventusit.

Sport

02/04/2018 19:37

Dy finalistët e sezonit të kaluar, tani do të përballen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Unë nuk mendoj se kjo ndeshje është një hakmarrje (finalja e Cardiffit)”, ka deklaruar Chiellini.

“Kur arrini larg në këtë garë, herët apo vonë do të përballeni me Real Madridin apo Barcelonën, që janë skuadrat më të mirë në botë tani”.

“Për fat të mirë ne kemi edhe kujtime të mira kundër tyre”.

“Këto janë lojëra që çdo futbollist i ëndërron të luajë. Kemi respekt të madh për lojtarët e Real Madridit, por kjo nuk do të thotë se ne nuk duam apo t’i mposhtim ata”./Lajmi.net/