Chiellini ka një kërkesë interesante për vazhdimin e kontratës në Juventus

Giorgio Chiellini ka thënë se nevojiten vetëm 5 minuta bisedime që ai të arrijë marrëveshje të re me kampionin nga Serie A.

Sport

17/10/2017 14:47

Giorgio Chiellini është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re në Juventus.

Mbrojtësi italian ka thënë se nevojiten vetëm 5 minuta bisedime që ai të arrijë marrëveshje të re me kampionin nga Serie A.

“Nevojiten vetëm 5 minuta kohë, dhe një kafe”, deklaroi Chiellini në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

Juventus është në përgatitje për ballafaqimin me Sporting Lisbonën në Ligën e Kampionëve të mërkurën. /Lajmi.net/