Chiellini, 100% i saktë

Statistikat e mbrojtësit të Juventusit, Giorgio Chiellinit sa i përket takimit ndaj Real Madridit janë me të vërtetë të pabesueshme.

Sport

05/05/2015 22:45

Giorgio Chiellini ka arritur të fitojë 100% duelet e tij në ajër në takimin e sotëm.

Përpos kësaj, saktësia e pasimeve të Chiellinit ishte gjithashtu 100% duke mos gabuar në asnjë pasim.

Dhe, e fundit, është se mbrojtësi i Juventusit arriti që plotë tre herë të bllokojë sulmet e skuadër të Realit.

Me të vërtetë, një luftëtar i vërtetë, mbrojtësi i skuadrës italiane i cili ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fushë në takimin e sotëm.