Chicharito “godet” Real Madridin dhe Manchester Unitedin

Javier Hernandez “Chicharito”, i ka akuzuar dy skuadrat e tij paraprake, Real Madrid dhe Manchester United, për mungesën e hapësirës për lojë.

Sport

01/06/2016 22:34

Chicharito ka thënë se në Real Madrid dhe në Manchester United nuk e kanë lënë të bëhej yll.

Meksikani i cili ka shkëlqyer në sezonin e fundit me Bayer Leverkusenin, deklaroi se kishte minutazhë të vogël te “Los Blancos” dhe “Djajtë e Kuq”.

“Sikur të kisha më shumë mundësi te ato klube do të isha një yll, ata kurrë nuk ma dhanë rastin që të luaja në 20 ndeshje radhazi, në mënyrë që njerëzit të gjykonin nëse duhej të qëndroja apo të largohesha”, u shpreh sulmuesi meksikan, përcjell Lajmi.net nga Marca.

“Numrat ishin aty. Në United isha titullar në 80 ndeshje dhe shënova 65 gola, në Real Madrid në 12 ndeshje si titullar shënova nëntë gola. Dallimi është që në Leverkusen më vendosin në fushë, të tjerat jo”, shtoi Chicharito.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.