Chicharito frikëson kundërshtarët

Sulmuesi i Real Madridit, Javier Hernandez 'Chicharito' ka frikësuar kundërshtarët, duke thënë se skuadra e tij mund të përmirësohet edhe më shumë.

Sport

21/09/2014 10:12

Real Madridi shënoi fitore të lartë prej 8-2 në ndeshjen kundë Deportivo La Corunas. Sidoqoftë, Hernandez ka thënë se ata mund të përmirësohen ende.

“Ne duhet të përmirësohemi çdo herë. Perfeksioni nuk ekziston. Kjo është një gjë të cilën unë e kam mësuar”.

“Edhe pse kemi shënuar shumë gola unë mendoj se ne do të përmirësohemi ende”, tha Chicharito për Canal Plus Liga.

Sulmuesi mekiskan shënoi dy gola në këtë takim edhe pse u fut në minutat e fundit të ndeshjes.