Chicharito ‘flenë’ në bankinë

Sulmuesi i Real Madridit, Javier Hernandez, i njohur si Chicharito, lirisht mund të flejë në bankinë gjatë ndeshjeve. Ai ka kaluar 2509 minuta, si rezervist, deri më tani gjatë këtij sezoni.

Sport

26/02/2015 23:49

Javier Hernandez, i njohur si Chicharito, erdhi në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës në formë huazimi nga Manchester United.

Ai shpresoi se do të gjejë hapësirë për lojë në Santiago Bernabeu, por ndodhi ajo që shumëkush e kishte parashikuar.

Ai qëndron pothuajse vazhdimisht në bankën e rezervistëve.

Madje, e përditshmja sportive madrilene “Marca” ka publikuar një artikull për sulmuesin meksikan me titullin: “Tunel pa dalje për Chichariton”, me sqarimin se ai ka kaluar 2509 minuta në bankinën e Realit, deri më tani gjatë këtij sezoni.