Chicago May: Tregimi për mbretëreshën e mafias

Emri Mary Ann Duignan mund të mos ketë ndonjë domethënie për shumicën e njerëzve, por nofka e saj Chicago May është e apostrofuar shumë nëpër botë.

Fun

23/07/2015 12:02

Chicago May ka lindur në vitin 1870, si Mary Ann Duignan. Tregimi i saj është ndër më të njohurat në historinë e kriminologjisë. Bëhet fjalë për një adoleshente irlandeze të arratisur, që brenda një kohe të shkurt u bë koka e operacioneve të shumta kriminale në dy kontinente, dhe që e cila u martua për para dhe hidhte në ajër shumë kasaforta. Por besohet se ajo kishte edhe lidhje të forta në botën e krimit, transmeton lajmi.net.

Para se të mbushte 20-vjet, kishte ikur nga shtëpia e saj duke marrë me vete kursimet jetësore të prindërve. Ajo arriti që nga qyteti i Liverpool-it të udhëtoi për në Amerikë, shkruan “Irish Central”.

Ajo shumë shpejt u përshtat në botën e krimit amerikan, duke arritur të mashtrojë shumë “fytyra” nga ajo botë, dhe kështu u martua me një ushtar nga i cili u nda brenda një periudhe të shkurt kohore, duke i kërkuar kompensim në shumë prej 10 mijë dollarë. Aktivitetet e saj kriminale shpejt rezultuan me ngritjen e një urdhër arresti në Nju Jork, dhe kështu Mary vendosi të ikë në Londër.

Në vitin 1900, u njoftua me një kriminel të ri irlandez i quajtur Eddie Gera me të filloi një lidhje. Ata së bashku planifikuan plaçkitjen e American Express në Paris, por kësaj radhe Eddie u kap nga policia dhe u fut prapa grilave. Ndërkaq May arriti të ikë dhe të kthehet në Londër, por jo për të mbledhur para për lirimin e tij.

Eddie qëndroi në burg për një kohë të gjatë për falsifikim të dokumenteve, derisa May vazhdoi tutje. Më vonë ajo u fut në një lidhje tjetër me një mashkull i cili quhej Charlie Smith, dhe natyrisht se për këtë lajm nuk ishte i kënaqur Eddie i cili filloi ti kërkoi pas ikjes nga burgu.

Përpjekja e tij për hakmarrje siç ai e konsideronte për shkak të tradhtisë, përfundoi me vrasjen e tij nga ana e Charlie Smith, i cili më vonë së bashku me May u arrestuan nga policia.

May vuajti dënimin prej 10 vitesh burgim, dhe më pas u deportua për në Shtetet e Bashkuara ku filloi të merret me prostitucion.

Më pas ajo i botoi gjitha këto kujtime në një libër autobiografik, në të cilin zbuloi jetën e një vajze adoleshente të arratisur, e deri tek profesioni i një hajduteje profesionale. Ajo vdiq në vitin 1929 në moshën 59-vjeçare. /lajmi.net