Chester Bennington, këngëtari i Linkin Park ka bërë vetëvrasje

Siç raporton TMZ nga burimet e tyre tregohet se këngëtari ka varur vetën në një banesë private.

ShowBiz

20/07/2017 20:35

Trupi i tij u zbulua sot para orës 9:00.

Chester kishte 6 fëmijë nga dy gra. Ai ka luftuar me drogën dhe alkoolin për vite me rradhë. Ai ka deklaruar në të kaluaren duke treguar se ka konsideruar vetëvrasjen pasi ishte abuzuar si fëmijë nga një mashkull i vjetër, transmeton lajmi.net

Chester, ishte shumë i afërt me Chris Cornell i cili kreu vetëvrasje në maj. Sot do të ishte ditëlindja e 53-të e Cornellit dhe pikërisht në këtë ditë Chester ka bërë vetëvrasjen.

Linkin Park kishin hite të mëdha në muzikë e vet albumi i tyre “Meteroa” konsiderohet si ndër më të mirët në historinë e muzikës.

Chester ishte 41 vjeç. Pushoftë në paqë./Lajmi.net/