Cheryl dhe Liam Payne bëhen prindër për herë të parë (Foto)

Çifti më i ri Cheryl Fernandez dhe ish-pjesëtari i grupit One Direction- Liam Payne, janë bërë prindër, pasi Cheryl solli në jetë fëmijën e saj të parë.

ShowBiz

26/03/2017 08:57

Foshnja është një djalë i shëndoshë, të cilin bukuroshja e lindi në spitalin e Londrës, i favorizuar nga të famshmit dhe të pasurit, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Fëmija i tyre tashmë ua ka vjedhur zemrat prindërve më të rinj, e këtë gjë e ka konfirmuar edhe 33 vjeçarja e cila për medie tha “jemi jashtëzakonisht të lumtur me ardhjen në jetë të vogëlushit tonë”.

Ajo ka postuar në rrjete sociale një foto të Liam duke e mbajtur fëmijën në duar, të cilës ia shtoi këtë mbishkrim:

“Të mërkurën, Liam dhe unë u bëmë prindër të një djali tepër të bukur dhe të shëndetshëm, duket si ëndërr”.

Liam kishte konfirmuar lidhjen me Cheryl në fillim të vitit të kaluar. /Lajmi.net/