Chelsea tregon dhëmbët në derbin kundër Manchester United (Video)

Chelsea ka arritur një fitore të madhe në derbin kundër Manchester United.

Sport

05/11/2017 19:21

Skuadra e Antonio Contes arriti fitore me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Alvaro Morata me kokë, pas një asistimi fenomenal nga Azpilicueta.

Me këtë fitore Chelsea ka 22 pikë, kurse United 23.

City kryeson Premier Leagun tani me 8 pikë më shumë se vendi i dytë. /Lajmi.net/