Chelsea transferon zëvendësuesin e Courtois

Londinezët janë pranë akordit me portierin e Leipzigut, Peter Gulacsi.

Sport

21/03/2018 20:48

Chelsea ka gjetur zëvendësuesin e Thibaut Courtois.

Londinezët janë pranë akordit me portierin e Leipzigut, Peter Gulacsi, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas “ESPN”, Chelsea ka gati ofertën për portierin.

Mirëpo, blutë duhet të mposhtin konkurrencën e Atletico Madridit, që e sheh Gulacsin si zëvendësues të Jan Oblak. /Lajmi.net/

Peter Gulacsi Leipzig