Chelsea transferon një super-sulmues

Një emër i madh mund t’i bashkohet Chelseas këtë afat kalimtar.

Sport

08/01/2019 21:11

‘Blutë e Londrës’ janë të interesuar të nënshkruajnë të nënshkruajnë me sulmuesin Andre Silva, i cili nga Milan është i huazuar te Sevilla në Spanjë.

Chelsea, për të bindur Sevillan të heq dorë në mes të sezonit nga Silva, po mendon që në marrëveshje të përfshijë edhe Alvaro Moratan.

Sulmuesi spanjoll mund të dërgohet në huazim te ekipi Andaluzian, për t’i hapur rrugë Silvas që të kalojë në ‘Stamford Bridge’.

Pas 18 xhirove në La Liga, Silva numëron tetë gola dhe shumë paraqitje të mira, pas një periudhe të vështirë të kaluar te Milan./Lajmi.net/