Chelsea transferon mbrojtës 45 mln euro (FOTO)

Qendërmbrojtës i ri i Romës, Kostas Manolas, është i pari në listën e dëshirave të verës së Antonio Conte pas largimit të kapitenit John Terry.

Sport

17/06/2017 22:25

Transmetuesi grek Sport FM 94.6 raporton se Manolas është pranë listës së caqeve të menaxherit të Chelsea së bashku me Leonardo Bonuccin e Juventusit dhe Kalidou Koulibaly të Napolit.

Dhe Chelsea thuhet se do të paraqesë këto ditë një ofertë për drejtuesit e Romës për reprezentuesin e Greqisë.

Për Manolas interesim ka shprehur edhe Inter, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 45 milionë euro./Lajmi.net/