Chelsea të bindur, ky është lojtari që do të transferohet në “Stamford Bridge”

Skuadra e Chelsea janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 35 milionë euro për shërbimet e njërit prej sulmuesve më në formë në Premierligë.

Sport

16/12/2018 11:17

“The Express” shkruan se Chelsea janë tejet optimistë për nënshkrimin e sulmuesit të Bournemouth, Callum Wilson, transmeton lajmi.net.

Transferimi mendohet se do të kryhet në janar, për shumën e 35 milionë eurove.

Është trajneri i londinezëve, Maurizio Sarri i cili dëshiron të mbush fondin e lojtarëve të sulmit, pasi Morata dhe Giroud nuk po tregojnë konsistencë.

Wilson deri më tani ka shënuar tetë gola dhe ka shtuar pesë asistime në 16 paraqitje këtë edicion.

Ai gjithashtu ka realizuar gol edhe në debutimin me Anglinë, në ndeshjen kundër SHBA. /Lajmi.net/