Chelsea sot vendos rekord të ri me transferimin e këtij portieri

Një tjetër rekord në tregun e transferimeve do të thyhet këtë verë.

Sport

08/08/2018 10:44

Chelsea ka vendosur t’i paguajë Athetlico Bilbaos klauzolën e portierit, Kepa Arrizabalaga, për ta bërë portierin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

‘Bluve’ të Londrës 23 vjeçari spanjoll do t’iu kushtojë hiq më pak se 80 milionë euro.

Sipas medieve në Spanjë, Kepa tashmë ka marrë rrugë për në Londër, për të kompletuar transferimin te Chelsea.

Me transferimin 80 milionësh te Chelsea, Kepa bëhet portieri më i shtrenjtë në histori, duke lënë pas Alisson Beckerin  që këtë verë vendosi rekord të ri me kalimin te Liverpool./Lajmi.net/