Chelsea siguron Zouman

Jose Mourinho ka realizuar përforcimin e katërt të afatit kalimtar të verës me transferimin e mbrojtësit të talentuar Kurt Zouma nga St Etienne. Chelsea ka arritur marrëveshje për blerjen e 19-vjeçarit për 12.5 milionë funte, por futbollisti pritet të qëndrojë në skuadrën franceze deri në fund të këtij sezoni, njoftojnë mediet britanike. Zouma është monitoruar…

Sport

30/01/2014 17:30

Jose Mourinho ka realizuar përforcimin e katërt të afatit kalimtar të verës me transferimin e mbrojtësit të talentuar Kurt Zouma nga St Etienne.

Chelsea ka arritur marrëveshje për blerjen e 19-vjeçarit për 12.5 milionë funte, por futbollisti pritet të qëndrojë në skuadrën franceze deri në fund të këtij sezoni, njoftojnë mediet britanike.

Zouma është monitoruar nga disa klube të Premierligës, edhe pse ishte dënuar me dhjetë ndeshje moslojë nëntor pas një ndërhyrje të ashpër që ia theu këmbën një futbollisti kundërshtar.

Mourinho i bëri personalisht një thirrje tinejxherit duke e bindur të transferohet në Londër dhe Chelsea ishte në gjendje të përmirësojë ofertën fillestare prej 10 milionë funtesh, pas fondeve të fituara nga shitja e Juan Matas dhe Kevin de Bryune.

Zouma është përforcimi i katërt i Chelseas gjatë këtij afati kalimtar të janarit pas Nemanja Matic, Mohamed Salah dhe Bartrand Traore. Ardhja e Zoumas do të shërbejë konkurrencë për qendërmbrojtësit John Terry dhe David Luiz.