Chelsea siguron talentin Muheim

Chelsea ka bërë një investim për të ardhmen. Gjiganti londinez ka arritur marrëveshje me klubi zviceran Zurich, për transferimin e mbrojtësit të talentuar Miro Muheim, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

08/05/2014 18:12

A keni dëgjuar ndonjëherë për mbrojtësin Miro Muheim? Me siguri se jo, sepse bëhet fjalë për një futbollist  zviceran, 16-vjeç, anëtar i Zurichut.

Por, sipas klubit zviceran, ai do të transferohet në Chelsea, gjatë afatit kalimta të verës.

“Zurich ka përmbushur dëshirën e Miro Muheim, duke pranuar ofertën e Chelseas dhe transferimi i tij në departamentin e të rinjve të klubit nga Premierliga, gjatë afatit kalimtar të verës”, thuhet në komunikatën e Zurichut.

Muheim do të kalojë drejt e në skuadrën e të rinjve të Chelseas, mirëpo sipas medieve zvicerane, Chelsea ka siguruar shërbimet e një talenti të madh për të cilin tani mund të mos dimë shumë, por do të dëgjojmë në të ardhmen.