Chelsea shumë afër Baba Rahman

Chelsea ndodhet shumë afër transferimit të mbrojtësit të Augsburg, Baba Rahman.

Sport

31/07/2015 19:07

Filipe Luis u rikthye te skuadra e Atletico Madrid dhe tani Blutë nga Londra e duan pikërisht mbrojtësin e krahut të majtë të Augsburg si zëvendësim.

Chelsea ka ofruar 20 milionë euro, por skuadra gjermane nuk e dëshiron largimin e mbrojtësit ganez për më pak se 32 milionë euro.

Augsburg e kishte transferuar Baba Rahman nga Greuther Furth për 2.5 milionë euro dhe do ketë përfitime marramendëse nga ky lojtar.