Chelsea ‘shpërblen’ Terryn

Jose Mourinho beson se John Terry është duke treguar formë e cila do t’i sjell kontratë të re në Chelsea. Ish kapiteni i Anglisë shënoi golin e tij të parë këtë stinor duke ia siguruar skuadrës së tij një pikë në udhëtim te Tottenham Hotspur të shtunën. Qendërmbrojtësi kishte vuajtur të siguronte statusin e titullarit…

Sport

30/09/2013 17:00

Jose Mourinho beson se John Terry është duke treguar formë e cila do t’i sjell kontratë të re në Chelsea. Ish kapiteni i Anglisë shënoi golin e tij të parë këtë stinor duke ia siguruar skuadrës së tij një pikë në udhëtim te Tottenham Hotspur të shtunën.

Qendërmbrojtësi kishte vuajtur të siguronte statusin e titullarit nën drejtimin e Rafael Benitezit sezonin e kaluar, duke qenë i penguar edhe nga lëndimet.

Por, ai ka luajtur në çdo minutë të Premierligës deri më tani këtë edicion dhe Mourinho insiston se nuk brengoset për të ardhmen e Terryt në Stamford Bridge.

“Mendoj se ai ka të ardhme me mënyrën si është duke luajtur. Ai ka të ardhme këtu, në Kinë, ose kudo tjetër ku dëshiron ta kalojë të ardhmen. I kam thënë nga dita e parë, mos fol publikisht për kontratën e re, vetëm gol me formë të mirë dhe nuk do të kesh probleme që ke pasur në dy vjetët e fundit”, deklaroi Mourinho.