Chelsea shkatërron Tottenhamin

Chelsea krijoi shtatë pikë epërsi në krye të Premierligës, pas fitores ndaj Tottenhamit në Stamford Bridge me rezultat 4:0. Skuadra e Jose Mourinhos e shfrytëzoi rastin duke mposhtur rivalin e qytetit, kurse skuadrat ndjekëse nuk do të zhvillojnë duele këtë fundjavë pasi Manchester City dhe Arsenali janë të angazhuar në FA Cup, kurse Liverpool nuk…

Sport

08/03/2014 19:20

Chelsea krijoi shtatë pikë epërsi në krye të Premierligës, pas fitores ndaj Tottenhamit në Stamford Bridge me rezultat 4:0.

Skuadra e Jose Mourinhos e shfrytëzoi rastin duke mposhtur rivalin e qytetit, kurse skuadrat ndjekëse nuk do të zhvillojnë duele këtë fundjavë pasi Manchester City dhe Arsenali janë të angazhuar në FA Cup, kurse Liverpool nuk ka duel deri në përballjen me Manchester Unitedin në fundjavën e ardhshme.

Pjesa e parë nuk solli gola. Por, pas intervalit, Samuel Eto’o e kaloi Chelsean në epërsi në minutën e 56’të.

Kurse, vetëm tre minuta më vonë, Younes Kaboul ndërhyri si futbollist i fundit ndaj Eto’os duke shkaktuar penallti, dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Nga pika e bardhë shënoi Eden Hazard. Fare në fund, Demba Ba shënoi dy gola të shpejt që e vulosën fitoren e Chelseas dhe shkëputjen në shtatë pikë avantazh në krye të Premierligës.

Blues udhëheqin me 66 pikë, të ndjekur nga Liverpool me 59, por një ndeshje më pak, njësoj sikurse Arsenali.

Kurse, Manchester City ka 57, por tri ndeshje më pak se Chelsea.