Chelsea shkatërron Stoken, Morata realizon het-trik (VIDEO)

Chelsea është rikthyer te fitorja.

Sport

23/09/2017 17:49

Skuadra kampione e Premierligës, me një paraqitje jashtëzakonisht të bukur, ka mposhtur me rezultat të thellë 0-4 në udhëtim Stoke Cityn e Xherdan Shaqirit.

Gjithçka nisi mirë për Chelsean, kur epërsinë e parë e arriti që në minutën e dytë, me anë të Morata.

Pedro në minutën e 30’, dyfishoi epërsinë.

Në pjesën e dytë, Chelsea shënoi edhe dy herë, nëpërmjet Alvaro Moratas, që realizoi het-trikun e parë në Premeirligë.

Sulmuesi spanjoll, shënoi në minutën e 77’ dhe në minutën e 82’.

Me këtë fitore, Chelsea renditet në vendin e tretë me 13 pikë, dhe xhiron e ardhshme pret liderët e Manchester Cityt./Lajmi.net/


Alvaro Morata Goal HD – Stoke City 0-1 Chelsea… by fififilive

Pedro Goal HD – Stoke City 0-2 Chelsea 23.09.2017 by Football–Live


Alvaro Morata Goal HD – Stoke City 0-3 Chelsea… by Football–Live