Chelsea shkatërron Mariborin (Video)

Skuadra e Jose Mourinhos, Chelsea ka shënuar fitore të lartë në ndeshjen e zhvilluar në Stamford Bridge, ndaj Mariborit me rezultat 6-0.

Sport

21/10/2014 23:43

Në minutën e 13 Loic Remy shëno me të majtën e tij për të kaluar Chelsean në avantazh. Didier Drogba shënon nga penaltia në minutën e 24’ teksa Terry në minutën e 31’ shënon për 3-0.

Në pjesën e dytë, skuadra e Jose Mourinhos arriti të shënojë dhe tre gola tjerë. Fillimisht Viler shënon një autogol në minutën e 54’ teksa Hazard shënon nga penaltia në minutën e 77’ dhe një gol tjetër në minutën e 90′.

Me këtë fitore, Chelsea është në kuotën e shtatë pikëve dhe gjindet në vendin e parë të tabelës së Grupit G. Schalke ka mposhtur Sportingun në Gjermani, dhe kështu ka pesë pikë në vendin e dytë të grupit.

Video