Chelsea shkatërroi Steauan

Chelsea u këndell pas disfatës së befasishme nga Basel dhe dominoi duelin kundër Steaua Bukureshsit duke i mposhtur në udhëtim me rezultat të thellë 4-0, në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve. Në fakt, ballafaqimi nisi keq për mysafirët që pas pak më tepër se dhjetë minutash lojë humbën sulmuesin Fernando Torres për…

Sport

01/10/2013 21:40

Chelsea u këndell pas disfatës së befasishme nga Basel dhe dominoi duelin kundër Steaua Bukureshsit duke i mposhtur në udhëtim me rezultat të thellë 4-0, në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve.

Në fakt, ballafaqimi nisi keq për mysafirët që pas pak më tepër se dhjetë minutash lojë humbën sulmuesin Fernando Torres për shkak të një lëndimi. Në vend të tij hyri Samuel Eto’o.

Kurse, në minutën e 20-të Ramires e kaloi Chelsean në epërsi, ndërsa pak para përfundimit të pjesës së parë, Danijen Georgievski realizoi autogol duke thelluar avantazhin e gjigantit londinez.

Në pjesën e dytë, Ramires shënoi sërish në minutën e 55-të kurse Frank Lampard në fund e vulosi fitoren e thellë të skuadrës së Jose Mourinhos dhe pikët e para në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

Në duelin tjetër, Schalke fitoi në udhëtim te Basel me rezultat 1-0 falë golit nga Julian Draxler. Pas dy xhirosh, Schalke udhëheq me 6 pikë, i përcjell nga Chelsea dhe Basel me nga tri.