Chelsea shet

Pas sezonit dëshpërues, është koha për ndryshime tek Chelsea. Klubi londinez pritet ta shesë njërin nga mesfushorët, Hazard, Oscar e Schurrle gjatë kësaj vere. I pari është favorit, pas deklaratave thumbuese të fundit të tij dhe trajnerit Mourinho.

Sport

04/05/2014 12:36

Chelsea do të ndryshojë gjatë verës. Ekipi londinez e kaloi një sezon të vështirë dhe pa trofe, kështu që gjatë verës priten shitje dhe blerjë të lojtarëve në Stamford Bridge.

Në listën e shitjeve të trajnerit Jose Mourinho janë tre futbollistë: Oscar, Eden Hazard e André Schurrle.

Sipas tabloidit britanik Telegraph, njëri nga të lartpërmendurit do t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Londra në verë.

Sigurisht, favorit për ta bërë një gjë të tillë është mesfushori belg, i cili pati disa shkëmbime deklaratash të rënda së fundmi me ‘Special One’.

Për Hazard, interesim ka shprehur Paris Saint Germaini, por së fundmi flitet se edhe Barcelona e kërkon ish futbollistin e Lille.