Chelsea rikthehet te fitorja në Premierligë

Chelsea ka ri-gjetur fitoren pas dy humbjeve në Premierligë.

Sport

10/03/2018 20:20

Skuadra kampione e Premierligës, ka mposhtur në shtëpi 2:1 Crystal Palacen në kuadër të xhiros së 30-të në ‘Stamford Bridge’.

Willian në minutën e 25’ kaloi Chelsea në epërsi 1:0.

Shtatë minuta më vonë, Kelly me autogol, dyfishoi epërsinë.

Në pjesën e dytë, u shënua vetëm një gol, dhe atë në minutën e 90’ nga Van Aanholt, që ngushtoi epërsinë në 2:1.

Me këtë fitore, Chelsea numëron 56 pikë dhe renditet në vendin e pestë./Lajmi.net/