Chelsea refuzon ofertën e parë të Real Madridit për Hazardin

Real Madrid nuk do ta ketë aspak të lehtë transferimin e Eden Hazard nga Chelsea

Sport

19/07/2018 23:59

‘Blutë’ e Londrës kanë refuzuar ofertën e parë të Real Madridit në vlerë prej 100 milionë euro bën të ditur ‘TuttowMercatoWeb’.

‘Los Blancos’ kanë vënë yllin belg në prioritetin më të rëndësishëm të kësaj vere, për të zëvendësuar të larguarin Cristiano Ronaldo.

Por, Chelsea po kërkon 150 milionë euro për yllin belg, gjë e cila mund të rrezikojë finalizimin e këtij transferimi.

Dëshira për largim nga Chelsea tashmë dihet se ekziston edhe te Hazard, që pasi ndeshjes së fundit në Kupën e Botës, tha se ka ardhur koha për të provuar diçka të re./Lajmi.net/