Chelsea realizon përmbysjen Speciale

Chelsea fitoi ndaj Paris Saint-Germain me rezultat 2:0 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Gjiganti londinez e përmbysi disavantazhin 3:1 nga ndeshja e parë, falë golave nga Andre Schurrle dhe Demba Ba.

Sport

08/04/2014 21:43

Chelsea mposhti Paris Saint-Germainin me rezultat 2:0 dhe u kualifikua për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti londinez e përmbysi disavantazhin pas humbjes 3:1 në duelin e parë në Parc des Princes, dhe u kualifikua tutje në mesin e katër ekipeve më të mira të kontinentit. Andre Schurrle e nisi rikthimin e Chelseas me golin e tij në pjesën e parë.

Kurse, pas intervalit, gjiganti londinez intensifikoi sulmet dhe qëlloi dy herë shtyllën.

Kur dukej se ekipi i Jose Mourinhos do të eliminohej nga gara, rezervisti Demba Ba shënoi golin e kualifikimit të madh në minutën e 87-të të ndeshjes, që e udhëhoqi Chelsean drejt fitores me rezultatin që i mjaftonte për të eliminuar PSG-n.