Chelsea pranon ta shet super lojtarin

Victor Moses po largohet nga Chelsea në këtë afat kalimtar të janarit.

Merkato

20/01/2019 19:11

Victor Moses është jashtë planeve të Maurizio Sarrit, andaj do të shitet në këtë afat.

Fenerbahce ka filluar bisedimet me Chelsea për transferimin e 28-vjeçarit, që gjithashtu e do largimin, përcjell lajmi.net nga Milliyet.com.

Skuadra turke shpreson që ta mbyll transferimin e nigerianit të hënën (nesër), pasi duan të fokusohen në transferimet tjera.

Chelsea kërkon 15 milionë euro nga shitja e tij, ndrysa Fenerbahce nuk ofron më shumë se 10 milionë. /Lajmi.net/