Chelsea po e transferon ‘perlën’ e Barcelonës

Chelsea është shumë afër të bëjë një top transferim nga Barcelona.

Merkato

21/01/2019 11:45

Chelsea është duke tentuar të bëjë një transferim nga akademia e Barcelonës.

Skuadra londineze dëshiron ta transferoj mesfushorin e talentuar të katalonasëve, Ilaix Moriba, përcjell lajmi.net.

Mesfushori i talentuar është duke u konsideruar si ‘Pogba i ri’, ndërsa Chelsea ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit.

Drejtoresha e bluve, Marina Granovskaia, ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e mesfushorit, ku do të bëjnë një ofertë rreth 2 milionë euro. /Lajmi.net/