Chelsea po e transferon lojtarin që kushton 90 milionë euro

Chelsea është e gatshme të bëjë shpenzime të majme në afatin e janarit.

Merkato

04/12/2018 15:44

Chelsea dëshiron ta transferojë Christian Pulisicin nga Dortmundi.

Anësori amerikan e dëshiron largimin nga skuadra gjermane, andaj blutë janë duke tentuar ta transferojnë atë, përcjell “lajmi.net”.

Pulisic është i gatshëm që të transferohet në Premierligë, ndërsa Dortmund kërkon 90 milionë euro nga shitja e tij.

Chelsea ka filluar zyrtarisht bisedimet me klubin nga Bundesliga, ku po tenton që vlerën ta ulë në 80 milionë. /Lajmi.net/